Gjergj Vyshka 28.09.2014 08:45
Dje në mesditë, në Sallën Sportive “Farie Hoti” në kryeqytet, ka përfunduar Kampionati i 40-të Kombëtar i Boksit për Të Rritur, atje ku Tirana është kthyer pas disa vitesh mungesë tek titulli “kampion”.
Në përfundim të këtij aktiviteti, trajneri i bardhebluve, Sead Bushati, do të deklaronte: “Ky është brezi më i artë i boksierëve që ka pasur Tirana që pas plejadës së shkëlqyer të Todi Jankut me shokë”.
“”Mund dhe duhet të kishim edhe “kampionë” të tjerë, por në tre ndeshje vendimet e gjyqtarëve kanë qenë të dyshimta, – ka shtuar ai. – Megjithatë Tirana premton se do të jetë gjithnjë për trofe dhe në aktivitetet e tjera kombëtare”.
Ndërkohë për t’u përmendur është fakti se ka pasur dhe një ndeshje femrash mes Arziko Bregut dhe Çeltina Morinës së Albës, atje ku ka fituar Bregu. Po kështu është nderuar me titullin Mjeshtër Sporti dhe Kapllan Uka.
E ky ishte përfundimi i kampionatit të boksit për të rritur në një “Fair-Play” për t’u admiruar dhe falë një organizimi të shkëlqyer të veprimtarisë nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Boksit, Edmond Kabashi.
Rezultatet teknike të ditës së tretë të kampionatit të Boksit
Pesha 46-49 kg Guri (Vllaznia) – Vrapi (Teuta) 0-3
Pesha 52 kg K. Zeneli (Flamurtari) – Velaj (Apolonia) Fiton Zeneli me TKO
Pesha 56 kg R.Zeneli (Flamurtari) – Cani (Tirana) Fiton Zeneli me AB
Pesha 60 kg Kalemi (Tirana) – Malaj (Apolonia) Fiton Kalemi me RSCH
Pesha 64 kg Kuqari (Apolonia) – Shytani (Vllaznia) 3-0
Pesha 69 kg Nurja (Tirana) – Sorra (Arena) 0-3
Pesha 75 kg Herceku (Teuta) – Beqiri (Tirana) Fiton Beqiri me AB
Pesha 81 kg Kaçaj (Vllaznia) – Barmeta (Tirana) 0-3
Pesha 91 kg Dema (Vllaznia) – Xhediku (Partizani) 3-0
Pesha +91 kg Hysa (Vllaznia) – Laçi (Tirana) 1-2
Si ekip: Tirana 27 pikë
Boksieri më teknik: Albi Sorra (Arena)
Boksieri më i mirë: Kristian Dema (Vllaznia)
Boksieri më luftarak: Arnold Kuqari (Apolonia)