Boks / Tirana dhe Vllaznia zgjidhin sot midis tyre titullin “kampion”

Share Button

Boks-Kombetari-20014-perqafim

AlbanianSport.com 27.09.2014 10:22

ASNN – Kampionati i të rriturve në boks, që është duke u zhvilluar në sallën sportive “Farie Hoti”, dje ka zhvilluar ditën e dytë, ndërsa Tirana e Vllaznia jo vetëm që janë pranë titullit kampion, por sot zgjidhin gjithçka mes tyre. Në ditën e dytë kanë spikatur ndeshjet e peshës 64 kg, 69 kg, 75 kg dhe 91 kg, të cilat kanë sjellë dhe spektakël për të pranishmit.

Në përgjithësi është duke u zhvilluar një kampionat i bukur dhe me shumë rivalitet. Ashtu si një ditë më parë, edhe dje kampionati kombëtar i boksit për të rritur pati emocione, ku mjaft duele u mbyllën me rezultate të ngushta. Boksieri Llambi Lamaji i Apolonisë kualifikohet i pari në finalet e sotme, pasi triumfon në ring në peshën 60 kg me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Lorenc Malajt të Albës.

Një tjetër boksier nën logon e klubit fierak Arnold Kuqari del fitues ndaj Kristjan Çurrit të Besëlidhjes pas KO-së. Ndërkohë në peshën 69 kg Denis Nurja i Tiranës, pas një dueli të fortë, neutralizon Xhulio Vrenozin e Apolonisë 2-1. Pesha e fundit +91 kg u mbyll me fitoren e Nelson Hysën të Vllaznisë me “nokaut” teknik. Kampionati ul sot siparin me 10 finale, ku në garë mbeten dy rivalët historikë të ringut në vend Vllaznia kampione në fuqi dhe Tirana.

 

Rezultatet e ditës së dytë të kampionatit të boksit

 

Pesha 60 kg  Lamaj (Apolonia) – Malaj (Alba)                 Fiton Lamaj

Pesha 64 kg  Curri (Besëlidhja) – Kuqari (Apolonia)      Fiton Kuqari

Pesha 64 kg  Shytani (Vllaznia) – Methasani (Tirana)   Fiton Shytani

Pesha 69 kg  Vrenozi (Apolonia) – Nurja (Tirana)          Fiton Nurja

Pesha 75 kg  Mërtiri (Apolonia) – Herceku (Teuta)         Fiton Herceku

Pesha 75 kg  Beqiri (Tirana) – Çekini (Vllaznia)             Fiton Beqiri

Pesha 81 kg  Marashi (Partizani) – Barmeta (Tirana)     Fiton Barmeta

Pesha 91 kg  Rama (Tirana) – Dema (Vllaznia)              Fiton Dema

Pesha 91 kg  Sallaku (Apolonia) Xhediku (Partizani)   Fiton Xhediku

Pesha +91 kg           Paluca (Arena) Hysa (Vllaznia)    Fiton Hysa

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

AlbanianSport.com 09/11/2021 20:55 ASNN – Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

AlbanianSport.com 27/10/2021 18:35 ASNN – Reagon edhe presidenti Vuçiç për incidentin me boksierët

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

AlbanianSport.com 11/09/2021 20:55 ASNN – 8 duele luftarake të disiplinës së “Mjui Thai”-t ofrojnë

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

AlbanianSport.com 15/08/2021 14:15 ASNN – Në një përballje historike dhe në një kala historike, atë

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

AlbanianSport.com 14/01/2021 17:55 ASNN – Gjendja në KOKSH rrezikon pjesëmarrjen e sportistëve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh