Gjergj Vyshka 19.02.2016 10:40
Federata Shqiptare e Boksit ka bërë të ditur listën e sportistëve, të cilët do të marrin pjesë në Turneu “Strandia”, që zhvillohet në Sofie të Bullgarisë, nga data 22, deri më 28 shkurt 2016.
Sipas drejtorit teknik të Federatës Shqiptare të Boksit, Migen Pero, trajnerë të kombëtares do të jenë Jozef Sermi dhe Zef Gjoni.
E boksierë në konkurrim do të jenë Klevis Vrapi (pesha 52 kg), Kristian Zeneli (pesha 56 kg), Alban Beqiri (pesha 69 kg), Arjon Kajoshi (pesha 75 kg), Syrja Marinaj (pesha 81 kg).
Objektivi i kuqezinjve është përfaqësimi dinjitoz e pse jo dhe marrja e medaljeve në këtë turne në Bullgari.