Boks / Rexhildo Zeneli rezulton pozitiv për doping në “Baku 2015”

Share Button

Boks-Rexhildo-Zeneli

AlbanianSport.com 18.06.2015 16:35

ASNN – Të mërkurën ka ardhur një tjetër goditje e rëndë për sportin shqiptar që kohët e fundit ka pasur raste të shpeshta të përdorimit të substancave të ndaluara veçanërisht në sportin e peshëngritjes. Këtë radhë është një boksier, pjesë e delegacionit shqiptar në Lojërat Evropiane “Baku 2015” është përjashtuar, pasi ka dalë pozitiv në kontrollin antidoping. 19-vjeçari Rexhildo Zeneli nuk e ka kaluar me sukses testin e urinës të kryer më 13 qershor.

Rexhildo Zeneli është sportisti i parë që ka rezultuar me doping në Lojërat e para Olimpike Evropiane që po zhvillohen në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Bakù. Boksieri i në kategorinë e peshës trupore deri në 56 kilogramë ka dalë pozitiv pas kontrollit “jashtë gare”, të kryer nga Komiteti Olimpik Evropian. Më 13 qershor, 19-vjeçari ka bërë testin e urinës, ku ka rezultuar pozitiv me substancën “Furosemide”.

Sipas deklaratës zyrtare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, “Misioni i Ekipit Shqiptar është njoftuar zyrtarisht me anë të e-mailit nga Komisioni Antidoping dhe Mjekësor “Baku 2015” me rezultatet e testit doping të sportistit Rexhildo Zeneli i cili një ditë pas mbërritjes në fshat në datën 13.06.2015 i është nënshtruar një kontrolli doping. Boksieri Zeneli, i cili do të garonte në kategorinë 56 kg, ka rezultuar me përdorim të substancave të ndaluara nga lista e WADA-s.”

“Substancat e ndaluara janë Diuretics (lasiks). Sportisti ka pranuar në prezencë të Komisionit Anti doping dhe Disiplinës se ka përdorur produktin “lasiks” për të rënë nga pesha. Sipas rregullores Antidoping në këto lojëra, sportistit në mënyrë automatike i hiqet e drejta të vazhdojë garën si dhe duhet të lërë fshatin e sportistëve”, – përfundon deklarata e KOKSH-it. Shqipëria në Lojërat Evropiane nuk ka arritur asnjë sukses në garat e zhvilluara deri tani.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh