AlbanianSport.com 02.07.2015 13:20
ASNN – Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, ka mësuar emrin e kundërshtarit të tij për sfidën e radhës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Seferi bëri të ditur se do të ndeshet me boshnjakun Damir Beljo. “Të dashur miq!” – shkuan ai.
“Para disa orëve, promotori im, Erol Xhajlan më konfirmoi për përfundimin e bisedimeve për ndeshjen e radhës që do të jetë kundër kampionit aktual të Evropës, kroatit me nënshtetësi të Bosnjë-Hercegovinës), Damir Beljo që është ende i pamposhtur me 20 ndeshje, 20 fitore (17 me KO)”, – vijon boksieri.
“Kjo ndeshje do të zhvillohet në Mostar të Bosnjë-Hercegovinës, më 5 shtator 2015, dhe do të jetë e vlefshme për të sfiduar kampionin e botës Marko Hjuk në nëntor”, – përfundon Seferi.