AlbanianSport.com 31.01.2015 18:55
ASNN – Boksieri shqiptar, Nuri Seferi ka arritur në Torun të Polonisë, atje ku sonte në ora 21:00, në një ndeshje e cila do të transmetohen nga Supersport, do të ketë përballjen eliminatore për titull kampin bote kundër polakut Krishtof Glovacki. Ai dje ka dalë në një konferencë për shtyp duke u treguar polakëve se ka udhëtuar vetëm për fitore.
Madje është bërë dhe peshimi i boksierëve para ndeshjes, ndërsa Seferi ka deklaruar www.kosovaboxing.com se do ta mbarojë ndeshjen përpara 12 raundeve të caktuara. “Kristof është boksier i mirë, por qëllimi im është që t`a mposht sot. Respekt për te, por unë kam ardhur këtu vetëm për një qëllim, për fitore” – tha Seferi.
Seferi dukej i qetë dhe mjaft i matur në deklarata, ndërsa që Glovacki dukej si një fëmijë adoleshent duke mos pasur qëndrim, por vetëm qeshte gjatë gjithë kohës. Si e parashikoni ndeshjen? Ishte një tjetër pyetja nga një gazetar polak. Seferi iu përgjigj: “Unë jam përgatitur për 12 raunde dhe do të kem energji për të gjitha raundet.”
“E di që nëse lufta shkon në të gjitha raundet do të jetë e vështirë të më jepet fitorja mua. Por unë do të mundohem që duelin ta përfundoj para kohe me nokaut. Ky do të jetë synimi im”, – ka përfunduar Seferi.