Gjergj Vyshka 04.12.2014 14:35
Në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, që nga pasditja e djeshme ka nisur Kupa e Shqipërisë në boks.
Vllaznia e Tirana, jo vetëm sepse kanë fituar nga dy pesha dje, por edhe për ajkën e boksierëve që kanë në dispozicion, rivalizojnë për të fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm të vitit.
Guri dhe Kaçaj kanë fituar me nokaut teknik, kurse Beqiri e Barameta të bardhebluve me ndeshje të bukura e të forta.
Për t’u evidentuar është edhe fitorja Çullhajt të Arenës dhe Vashës së Kukësit. Kupa e Shqipërisë në boks për të rritur përfundon të premten.
Kupës e Shqipërisë në Boks
Rezultatet teknike të ditës së parë të
Pesha 52 kg Guri (Vllaznia) – Taramani (Flamurtari) (fiton boksieri i Vllaznisë me TKO)
Pesha 69 kg Shytani (Vllaznia) – Beqiri (Tirana) 1-2
Pesha 75 kg Kaloshi (Flamurtari) – Barameta (Tirana) 1-2
Pesha 75 kg Çullhaj (Arena) – Çekini (Vllaznia) 2-1
Pesha 81 kg Kosta (Flamurtari) – Kaçaj (Vllaznia) (fiton boksieri i Vllaznisë me TKO)
Pesha 81 kg Marashi (Partizani) – Vasha (Kukësi) 1-2