AlbanianSport.com 26.09.2014 09:15
ASNN – 44 sportistë, që përfaqësojnë 11 ekipe nga e gjithë Shqipëria dhe që do të garojnë në 10 kategori peshash trupore, janë ngjitur të enjten në ringun e Sallës Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet për të marrë pjesë në Kampionatin Kombëtar të Boksit për Të Rritur.
Gara ka nisur me duelet çerekfinale, për të vijuar të premten me gjysmëfinalet dhe të shtunën me finalet. Të enjten pasdite, në mjediset e Sallës Sportive “Fahrie Hoti”, ka nisur në Tiranë
Kampionati Kombëtar i Boksit për Të Rritur, që do të zgjasë deri të shtunën në mesditë.
Në këtë kampionat marrin pjesë 44 sportistë, që përfaqësojnë 11 ekipe nga e gjithë Shqipëria dhe që do të garojnë në 10 kategori peshash trupore. I pranishëm në çeljen e kësaj veprimtarie, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, ka vlerësuar masivitetin dhe cilësinë e garës.
Gara ka nisur me duelet çerekfinale, për të vijuar të premten me gjysmëfinalet dhe të shtunën me finalet.