Boks / “Memorial Vllaznia 2016”, rezultate që premtojnë për Olimpiadën

Share Button

Boks-Memorial-2016-Shkoder-grusht-Beqiri

Gaspër Marku 14.03.2016 18:50

Arjon Kajoshi dhe Syrja Marinaj, ky i fundit është shpallur boksieri më i mirë i Turneut të 13-të Ndërkombëtar i Boksit, “Memorial Vllaznia 2016”, kanë qenë fitues në peshat e tyre, ashtu sikurse dhe Nelson Hysa. Kazakistani fitues si ekip. Në prononcimin e dhënë në përfundim të veprimtarisë për mediat e pranishme, trajneri i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Zef Gjoni, është shprehur shumë i kënaqur për paraqitjen dhe rezultatet e arritura nga boksierët kuqezi.

Duhet thënë se treshja shkodrane e  klubit Vllaznia, Kajoshi-Marinaj-Hysa, ishin të vetmit që arritën të shpalleshin “kampionë” duke merituar edhe medaljet e arta në peshat e tyre, përkatësisht 75, 81 dhe plus 91 kg. E kjo tregon se në klubin shumësportësh “Vllaznia” punohet me mjaft pasion dhe seriozitet për sportin e boksit. Sipas teknikut të kuqezinjve tanë, Gjoni, në fokus të punës së tyre si staf teknik është puna stërvitore për garat kualifikuese të Lojërave Olimpike.

Për këtë ai bëri të ditur se në tre veprimtaritë e mëpasshme ndërkombëtare, që do të zhvillohen në Greqi, Turqi dhe Azerbajxhan, boksi shqiptar do të bëjë të pamundurën të sigurojë të paktën dy pjesëmarrje në Olimpiadë.

 

Turneu i 13-të Ndërkombëtar i Boksit

“Memorial Vllaznia 2016”

 

Rezultatet teknike të ditës së tretë:

 

Pesha 49 kg  Duisenbai (Kazakistan) – Dimitri (Bullgari)         3-0

Pesha 52 kg  Aleksandrov (Bullgari) – Isakulov (Kazakistan) 3-0

Pesha 56 kg  Zeneli (Shqipëri) – Kalzhanov (Kazakistan)       1-2

Pesha 60 kg  Sulejmani (Kosovë) – Koptileuov (Kazakistan)  2-1

Pesha 64 kg  Rrasi (Kosovë) – Mger (Ukrainë)

(fiton me AB boksieri ukrainas për tërheqje të kundërshtarit)

Pesha 69 kg  Kurhaku (Kosovë) – Yrzabajev (Kazakistan)      1-2

Pesha 75 kg  Muharremi (Kosovë) – Marinaj (Shqipëri)           0-3

Pesha 91 kg  Xhoxhaj (Kosovë) – Kostandin (Ukrainë)                        3-0

Pesha +91 kg           Hysa (Shqipëri) – Batinkov (Bullgari)       3-0

 

Renditja ekipore:

 

Kazakistani   3 medalje ari

Shqipëria       3 medalje ari

Kosova           2 medalje ari

Bullgaria        1 medalje ari

Ukraina          1 medalje ari

 

Boksieri më i mirë i turneut: Syrja Marinaj (Shqipëri)

Boksieri më i mirë vendës: Nelson Hysa (Shqipëri)

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh