Gjergj Vyshka 12.01.2014 16:55
Kristian Demaj do të jetë përfaqësuesi i vetëm i boksit shqiptar në Lojërat Olimpike Evropiane “Baku 2015”. Sipas drejtorit teknik të Federatës Shqiptare të Boksit, Migen Pero, Uldedaj nuk mund të jetë pjesëmarrës në këtë aktivitet sepse është nën moshën e kërkuar nga organizatorët e veprimtarisë.
“Kemi zgjedhur Demajn, i cili shkon me ftesë. Ka një gjendje të mirë dhe ne shpresojmë që të marrë rezultat pozitiv në Baku. Pastaj do të shihet edhe në Evropianin e Bullgarisë në gusht dhe Botërorin e Dohas në tetor. Formën e ka mbajtur, sepse ka bërë dhe ndeshjen boksi profesionist”, – ka thënë Pero.
Dje është plotësuar dhe formulari i aplikimit për pjesëmarrjen e Kristian Demajt në Lojërat Olimpike Evropiane “Baku 2015”, ndërsa boksieri do të shoqërohet nga trajneri i tij, Jozef Sermi.