Gjergj Vyshka 08.08.2015 08:45
Dje ka nisur në kryeqytetin e Bullgarise, Sofie, Kampionati Evropian i Boksit, ndërsa Kristian Demaj e ka nisur me fitore, teksa ka fituar nga kundërshtarit nga Bosnje-Hercegovina.
Demaj tashmë ka kaluar në turin e dytë, ndërsa shpresohet që ai të vazhdojë me fitore dhe të shkojë në zonën e medaljeve, ndërsa do të jetë përballë kundërshtarit nga Polonia.
Një gjë e tillë shpresohet edhe për dorezat e tjera kuqezi, Kristian Zenelin, si dhe për Astmer Bilalin dhe Albi Sorrën, që marrin pjesë në këtë veprimtari kontinentale të boksit.