Boks / Koronavirusi pezullon Evropianin “olimpik” të Londrës

Share Button

AlbanianSport.com 17/03/2020 20:45

ASNN – Krenar Zeneli eliminohet mes polemikave, Rexhildo Zeneli pret turnetë e tjerë kualifikues për “Tokio 2020”. Epidemia e koronavirusit që ka shpërthyer në shkallë globale, ka çuar edhe në pezullimin e Evropianit të Boksit. Në të kanë marrë edhe dy boksierë shqiptarë dhe Krenar Zeneli është eliminuar mes polemikave, kur Rexhildo Zeneli pret tanimë turnetë e tjerë kualifikues për “Tokio 2020”.

Koronavirusi pezullon edhe Kampionatin Evropian të boksit në Londër, që ishte njëkohësisht turne kualifikues për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Task Forca e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka shpjeguar se do ta vlerësojë në mënyrë të përditshme situatën për të plotësuar shpërndarjen e vendeve dhe të kuotave të boksit për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Që do të thotë se mes majit dhe qershorit do të jenë turnetë plotësues. Në këtë kampionat Evropian nga Shqipëria kanë qenë Krenar Zeneli (pesha 52-57 kilogram) dhe Rexhildo Zeneli (pesha 57-63 kilogram), të cilët, në fakt, kanë shkuar me shpenzimet e tyre. Aq më tepër që janë ndihmuar nga kombëtarja e Kosovës për të pasur një trajner.

Kjo, sepse pamundësia financiare, krijuar nga mosçelja e fondit grant, bëri që “dorezat” shqiptare të mos ishin me delegacion të plotë. Sidoqoftë, paraqitja e Krenar Zenelit dhe Rexhildo Zenelit ka qenë mbresëlënëse. Në ndeshjen e parë Krenar Zeneli ka mundur moldavin Dorin Bucsa 2-1, ndërkohë që në mënyrë të padrejtë, në një ndeshje të dominuar prej tij, është eliminuar nga gjyqtarët në përballjen me spanjollin Hoze Kueroz.

Rexhildo Zeneli ka fituar me belgun Abdelkarin 3-0 dhe prêt turnetë e tjerë kualifikues për të arritur pikët për kualifikimin për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” duke qenë shumë pranë. Tanimë shqetësimi kryesor i Federatës Shqiptare të Boksit është kthimi i Krenar dhe Rexhildo Zenelit në Shqipëri, aq më tepër që nga e marta e 16 marsit, ora 23:59, janë pezulluar fluturimet vajtje-ardhje me Britaninë e Madhe për shkak të koronavirusit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh