AlbanianSport.com 17.03.2016 21:40
ASNN – Ashtu si disa sporte të tjera shqiptare edhe boksi është një prej tyre që synon të kualifikojë sportistët e vet për në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Për të arritur këtë objektiv, boksierët kanë edhe dy turne kualifikuese, në Turqi dhe Azerbajxhan.
Boksi është një tjetër sport shqiptar që kërkon të përfaqësohet në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Këtë synim federata Shqiptare e Boksit kërkon ta arrijë në dy turnetë e fundit ndërkombëtarë, kualifikues për në Olimpiadë, të cilat zhvillohen në Turqi dhe Azerjbaxhan.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli, tregon për Televizionin Shqiptar, se boksierëve do t’u krijohen të gjitha kushtet për të arritur qëllimin. Përpara nisjes për në Turqi, aktivitetin e parë kualifikues për në olimpiadë, boksierët e ekipit kombëtar do të grumbullohen në Shkodër.