Boks / Jurgen Uldedaj, në prag të medaljes evropiane, arrin në gjysmëfinale

Share Button

Boks-Jurgen-Uldedaj-kampion

Gjergj Vyshka 23.10.2014 07:05

Federata Shqiptare e Boksit bëhet gati për festë, teksa të artën apo të argjendtën e shohin të sigurtë. Ka mundur dhe polakun Maciej Zurakovski dhe është brenda katërshes më të mirë të peshës 81 kg. Jurgen Uldedaj, boksieri i peshës 81 kg, tashmë është në prag të marrjes së medaljes në Kampionatin Evropian të Të Rinjve, që është duke u zhvilluar në Zagreb të Kroacisë. Në peshën 81 kg, ai dje në mbrëmje ka fituar dhe ndaj polakut Maciej Zurakovskit.
Dhe të premten do të jetë në gjysmëfinale. Për drejtorin teknik të Federatës Shqiptare të Boksit, Mirgen Pero, edhe duke pasur një boksier norvegjez përballë në gjysmëfinale është mëse e mundur që Uldedaj të jetë në finalen e peshës 81 kg. “Dhe më pas ne jemi të sigurt se një nga medaljet, e arta, apo e argjendta, do të jetë e jona, – ka deklaruar ai. – Përgëzojmë Jurgenin për këtë formë të jashtëzakonshme që ka paraqitur në këtë Evropian, por që na bën krenar edhe neve si drejtues.”
“Sepse boksi shqiptar vijon të sjellë medalje ndërkombëtare për të rinj”, – thotë Pero. Sakaq Rexhildo Zeneli ka humbur ndeshjen e tij me bjellorusin Asanau Dzimitri, teksa është mundur 0-3. Gjyqtarët anësorë i kanë vlerësuar aty-aty boksierët, ndërsa diferencat kanë qenë të ngushta në të tre raundet, 28-29, 28-29, 27-30. Po kështu është mundur dhe Krenar Zeneli nga gjeorgjiani Pozojan Gagik, teksa ka humbur 0-3 (27-30, 28-29, 27-30).
Përfundimisht i vetmi që mund të sjellë medalje është Jurgen Uldedaj, ndaj dhe të gjithë e presin një gjë të tillë, që do të jetë arritje për të gjithë sportin shqiptar dhe në veçanti për boksin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

AlbanianSport.com 09/11/2021 20:55 ASNN – Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

AlbanianSport.com 27/10/2021 18:35 ASNN – Reagon edhe presidenti Vuçiç për incidentin me boksierët

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

AlbanianSport.com 11/09/2021 20:55 ASNN – 8 duele luftarake të disiplinës së “Mjui Thai”-t ofrojnë

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

AlbanianSport.com 15/08/2021 14:15 ASNN – Në një përballje historike dhe në një kala historike, atë

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

AlbanianSport.com 14/01/2021 17:55 ASNN – Gjendja në KOKSH rrezikon pjesëmarrjen e sportistëve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh