Boks / Jurgen Uldedaj, mysafir në Bashki & KOKSH, merr mbështetje

Share Button

 

Boks-Jurgen-Uldedaj-Basha

AbanianSport.net 31.10.2015 22:35

 

ASNN – Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, ka pritur Jurgen Uldedaj, boksierin që fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për Të Rinj, që u zhvillua në Kroaci. Më pas medalisti shqiptar është pritur edhe nga Presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani. Pasi ka marrë një titull mirënjohje, Uldedaj i është gëzuar premtimit se shumë shpejt do të fillojë përgatitjet për në Olimpiadë, duke u stërvitur në Francë.

Jurgen Uldedaj, boksieri shqiptar që arriti të ngjitet në podiumin e nderit në Kampionatin Evropian për Të Rinj në Boks, që u zhvillua në Kroaci, është pritur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Duke e përgëzuar boksierin Uldedaj i cili është dhe sportist i klubit “Tirana”, kreu i Bashkisë shprehu kënaqësinë për përfaqësimin dinjitoz që sportistët e klubit “Tirana” po i bëjnë Shqipërisë në veprimtaritë ndërkombëtare.

Basha ka premtuar dhënien e një shpërblimi për boksierin Uldedaj dhe një kujdes të veçantë nga Bashkia, në mënyrë që të vazhdojë të përfaqësojë me dinjitet Shqipërinë edhe në veprimtarinë e ardhshëm e të fitojë medaljen e artë. Jurgen Uldedaj ka fituar medaljen e bronzit në peshën deri në 81 kilogramë, pas sfidës së fituar me polakun Maciej Zurakovski.

Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak e cila është e para pas zhbllokimit të buxhetit, kryebashkiaku Basha ka propozuar dhënien e shpërblimit edhe për sportistët e tjerë të klubit “Tirana” që kanë marrë medalje në kompeticionet ndërkombëtare. Bashkia e Tiranës, – tha z. Basha do të bëjë gjithçka që varet prej saj, për të mundësuar ecurinë pozitive të sportistëve të klubit “Tirana”.

Më pas, medalisti i boksit shqiptar është pritur edhe nga Presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani, i cili ka dhënë një titull mirënjohje sportistit shqiptar. Bezhani ka deklaruar gjithashtu përpara mediave se për Jurgenin po bëhen të gjitha përpjekjet nga KOKSH-i për të kryer stërvitjen në Francë. Synimi i ardhshëm i Jurgen Uldedajt është, pjesëmarrja në Olimpiadën e Rios dhe sigurisht, ngjitja në podiumin e nderit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

AlbanianSport.com 09/11/2021 20:55 ASNN – Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

AlbanianSport.com 27/10/2021 18:35 ASNN – Reagon edhe presidenti Vuçiç për incidentin me boksierët

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

AlbanianSport.com 11/09/2021 20:55 ASNN – 8 duele luftarake të disiplinës së “Mjui Thai”-t ofrojnë

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

AlbanianSport.com 15/08/2021 14:15 ASNN – Në një përballje historike dhe në një kala historike, atë

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

AlbanianSport.com 14/01/2021 17:55 ASNN – Gjendja në KOKSH rrezikon pjesëmarrjen e sportistëve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh