Boks / Jurgen Uldedaj, medalje e bronztë në Evropianin e Të Rinjve

Share Button

Boks-Jurgen-Uldedaj-medalje

Gjergj Vyshka 25.10.2014 15:35

Jurgen Uldedaj, boksieri i peshës 81 kg, nuk ka shkuar më shumë se sa medalja e bronztë në Kampionatin Evropian të Të Rinjve, që përfundon sot në Zagreb. Përtej pritshmërive, ndonëse Uldedaj sjell të dytën medalje të bronztë nga Evropiani i moshave, një vit më parë e ka bërë një gjë të tillë për moshat 15-16 vjeç, boksieri i bardhebluve nuk ka mundur ta kalojë dot në gjysmëfinale norvegjezin Tregren Vegar, i cili ka fituar me pikë teknike 3-0.

Në pikë raundesh, të dhëna prej gjyqtarëve anësorë rusi Sezgei Zherkin, gjeorgjiani Zurab Tibija dhe francezi Sevge Hermosila, pikët kanë qenë të ngushta në favor të norvegjezit. 28-29, 28-29, 27-29. “Megjithatë, – thotë trajneri i tij nga Tirana, Sead Bushati, – është për herë të parë në të gjithë historinë e boksit shqiptar një gjysmëfinalist në Evropianin e të rinjve. Është sukses kjo arritje e Uldedajt, sikurse është sukses dhe marrja e medaljes së bronztë.”

“Për rrjedhojë Uldedaj është një boksier që edhe me të rriturit në çdo aktivitet ndërkombëtar do të sjelli medalje”, – ka vijuar ai. Ajo që duhet bërë e ditur është se në këtë Evropian, Krenar Zeneli dhe Erjon Muhja janë eliminuar në turin e dytë, kurse Rexhildo Zeneli ka mbërritur deri në 1/8 e finaleve. Përfundimisht boksi shqiptar nga Evropiani i Të Rinjve në Zagreb ka ardhur me medaljen e bronztë të Jurgen Uldedaj që gjithsesi nuk është pak…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

AlbanianSport.com 09/11/2021 20:55 ASNN – Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

AlbanianSport.com 27/10/2021 18:35 ASNN – Reagon edhe presidenti Vuçiç për incidentin me boksierët

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

AlbanianSport.com 11/09/2021 20:55 ASNN – 8 duele luftarake të disiplinës së “Mjui Thai”-t ofrojnë

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

AlbanianSport.com 15/08/2021 14:15 ASNN – Në një përballje historike dhe në një kala historike, atë

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

AlbanianSport.com 14/01/2021 17:55 ASNN – Gjendja në KOKSH rrezikon pjesëmarrjen e sportistëve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh