Boks / Jurgen Uldedaj, ambicioz, synon kurorën e kontinentit

Share Button

Boks-Jurgen-Uldedaj-podium

AlbanianSport.com 27.10.2014 23:45

ASNN – Jurgen Uldedaj ka fituar një tjetër medalje në aktivitetit ndërkombëtare. Boksieri 17-vjeçar është renditur i treti në Evropianin e të rinjve që u zhvillua në Zagreb. Jurgen Uldedaj ka fituar medaljen e bonztë në peshën deri në 81 kilogramë pas sfidës së fituar me polakun Maciej Zurakovski, por ai pretendon të marrë të artën në veprimtaritë e tjera.

Kështu, Uldedaj ka sjellë medaljen e bronztë pas konkurrimit në Kampionatin Evropian të Boksit për Nën-18-vjeçarët. Boksieri shqiptar ka marrë vlerësimet maksimale nga specialistët e këtij sporti, pas përfundimit të konkurrimit të tij në evropianin e zhvilluar në Kroaci. Paraqitjet e boksierit të ri shqiptar në veprimtaritë ndërkombëtare kanë qenë të jashtëzakonshme duke vijuar të jetë i pranishëm në podiumet e medaljeve.

Shqipëria ngjitet në podiumin e nderit në Evropianin e boksit për Nën-18-vjeçarët, të zhvilluar në Zagreb të Kroacisë. Në peshën 81 kg medalja e bronzit ka shkuar për boksierin e kombëtares tonë, Jurgen Uldedaj, i cili sërish ka përmbushur pritshmëritë për një vend nderi në këtë veprimtari, por ai deklaron se kjo nuk i mjafton. “Do të bëjmë më shumë përpjekje për të arritur objektivin për t’u shpallur, pse jo “kampion” i kontinentit”, – ka deklaruar ai.

Në gjysmëfinale 17-vjeçari Uldedaj ka humbur me 1 pikë diferencë 28-29 ndaj përfaqësuesit të Norvegjisë, duke humbur kështu medaljen e argjendit, ndërsa ka ndikuar edhe një dëmtim i lehtë që kishte patur në ndeshjen kualifikuese ndaj boksierit polak. Në Evropianin e zhvilluar në Zagreb ku merrnin pjesë 41 shtete, Shqipëria u përfaqësua me 4 sportistë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

AlbanianSport.com 09/11/2021 20:55 ASNN – Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

AlbanianSport.com 27/10/2021 18:35 ASNN – Reagon edhe presidenti Vuçiç për incidentin me boksierët

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

AlbanianSport.com 11/09/2021 20:55 ASNN – 8 duele luftarake të disiplinës së “Mjui Thai”-t ofrojnë

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

AlbanianSport.com 15/08/2021 14:15 ASNN – Në një përballje historike dhe në një kala historike, atë

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

AlbanianSport.com 14/01/2021 17:55 ASNN – Gjendja në KOKSH rrezikon pjesëmarrjen e sportistëve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh