Boks / “Historia e Boksit Shqiptar”, elozhe nga figurat e shquara

Share Button

Boks-veteranet-2015

Gjergj Vyshka 11.09.2015 20:40

Vlerësimi i një mjeshtri të madh të mikrofonit dhe medias së shkruar si Ismet Bellova nuk ka munguar kurrë në veprimtari të tilla dhe nuk kishte se si të mungonte dhe në promovimin e pjesës së tretë të “Historisë së Boksit Shqiptar”. “Për mua është privilegj që jam këtu mes këtyre mjeshtërve të boksit shqiptar e në mënyrë të veçantë pranë një figure kaq të madhe si Todi Janku, – ka deklaruar ai. – Kemi përcjell së bashku fitore e suksese ndër vite, ashtu sikurse kemi përjetuar dhe ndalimin e boksit. Fatmirësisht boksi doli nga burgu dhe unë jam i kënaqur që një nga miqtë e mi më të mirë bën historinë e këtij sporti.”

“Janë tre libra të mrekullueshëm të Et’hem Ibrahimit, – ka vijuar Bellova. – Një punë kolosale dhe për t’u admiruar, sepse nuk i ka shpëtuar asnjë detaj.” Ndërkaq, e ka pasur shumë të vështirë të flasë pas Ismet Bellovës, Ismet Varfi, sepse e ka parë të udhës të thotë se: “Profesori nuk la asgjë pa thënë”. E megjithatë në përmbledhjen e tij për këtë libër, ndërsa janë miq e shok prej shumë vitesh, janë fqinjë mbi të gjitha, Ismet Varfi do ta quante rast unikal që të bësh historinë e boksit shqiptar si pjesë të tretë në një kohë kaq rekord.

“Si sportist ka pasur cilësi të mira, por mbi të gjitha ka pasur cilësi dhe si njeri”, – ka theksuar ai. – Kam episode dhe konsideratë për të gjithë, të cilët janë përfshirë në këtë periudhë 2004-2013. Çdo njeri e gjen veten aty dhe ky libër është një pasuri për boksin. Është një tërheqje vërejtje për Federatën Shqiptare të Boksit, e cila ka mangësi në veprimtaritë e saj ndërkombëtare. Është një mesazh i qartë për Komitetin Drejtues, presidenti dhe Ministrinë e Arsimi dhe Sportit që të investojnë më shumë në këtë drejtim, sepse është një pasuri e madhe.”

“Vlerësim për gjyqtarët, por mbi të gjitha nga institucioni më i lartë i boksit shqiptar ka mangësi në analizën e veprimtarive, gjë që e bën kjo pjesë e tretë e historisë së boksit”, – ka vijuar ai. Todi Janku, duke vazhduar idenë e Ismet Varfin, e ka thënë troç kur ka deklaruar se Federata Shqiptare e Boksit i ka vënë shqelmin figurave të saj. “Falënderoj Et’hemin për këtë pjesë të tretë dhe e them me bindje se diçka mund ta japim edhe ne”, – thotë Janku.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh