Boks / Gjoni: Rivalizuam fuqishëm, por duam më tepër medalje në Evropë

Share Button

Boks-Memorial-2015-Shkoder-festimi

AlbanianSport.com 19.04.2015 14:35

ASNN – Me 5 medalje, dy ari dhe 3 argjendi, Shqipëria është shpallur fituese e Turneut Ndërkombëtar të Boksit, “Memorial Vllaznia 201”. Kjo veprimtari, që u zhvillua përgjatë dy ditëve të fundit në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, u organizua nga Federata Shqiptare e Boksit dhe Klubi Shumësportësh “Vllaznia”, spikati për faktin se në 6 nga 10 finalet e peshave trupore, konkurruan boksierët shqiptarë, të cilët triumfuan   në dy prej tyre.

Medalistët e artë janë Krenar Zeneli, në kategorinë e peshës deri në 56 kg, si dhe Rexhildo Zeneli, në atë të peshës deri në 60 kg. Ky i fundit u kurorëzua si sportisti më i mirë i turneut. “Ne arritëm që të rivalizojmë fuqishëm dhe falë punës tonë arritëm që të marrim plot 5 medalje, 2 ari dhe 3 argjendi, – ka deklaruar trajneri i kombëtares kuqezi të dorezave, Zef Gjoni. – Po ashtu fituam edhe vendin e parë si kombëtare dhe trofeun e boksierit më të mirë.”

“Të gjitha këto suksese tregojnë nivelin e lartë të boksierëve tanë, – ka vijuar ai më tej. – Shpresojmë që të vazhdojmë në këtë rrugë dhe tashmë të arrijmë medalje dhe suksese të tilla edhe në veprimtari të tjera evropiane dhe botërore. Jemi shumë të kënaqur qoftë me nivelin e boksierëve tanë, organizimin e “Sport Klub Vllaznia” dhe një falënderim edhe për tifozët e shumtë që e ndoqën këtë turne.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

AlbanianSport.com 09/11/2021 20:55 ASNN – Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

AlbanianSport.com 27/10/2021 18:35 ASNN – Reagon edhe presidenti Vuçiç për incidentin me boksierët

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

AlbanianSport.com 11/09/2021 20:55 ASNN – 8 duele luftarake të disiplinës së “Mjui Thai”-t ofrojnë

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

AlbanianSport.com 15/08/2021 14:15 ASNN – Në një përballje historike dhe në një kala historike, atë

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

AlbanianSport.com 14/01/2021 17:55 ASNN – Gjendja në KOKSH rrezikon pjesëmarrjen e sportistëve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh