Boks / Gjithçka gati për Kampionatin Kombëtar, Vllaznia, ambicioze

Share Button

AlbanianSport.com 22/09/2018 21:40

ASNN – Të hënën  e ardhshme të 24 shtatorit 2018, në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës nis Kampionatit Kombëtar i Boksit për Të Rritur, veprimtari kjo që do të zgjasë për tre ditë me radhë. Në pritje të kësaj veprimtarie, që është edhe më e rëndësishmi e vitit në planin kombëtar, boksierët e Vllaznisë vazhdojnë me intensitet përgatitjet në palestrën e klubit kuqeblu.

Pasi kanë konsumuar më herët dy etapa shumë të rëndësishme grumbullimi, si ajo në plazhin e Velipojës dhe më pas edhe të pikës turistike të Zogajt, tashmë protagonistët e ringut kuqeblu janë përqendruar në fazën finale, duke ia dedikuar pjesën më të madhe punën në formacionin e parë. Sipas trajnerit të Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare, Zef Gjoni bën të ditur se skuadra ka marrë një formë të mirë sportive.

Sipas Gjonit, se ajo është pretendentja kryesore për të fituar titullin “kampion”, i cili për nga radha është i 22-ti. Në vijim, trajneri Gjoni ka folur edhe për konkurrencën, duke pranuar se ajo pritet të jetë më e madhe se asnjëherë tjetër, pasi sipas tij, ekipet rivale po forcohen edhe me boksierë të ekipeve të tjera, vetëm për të mundur Vllazninë, por sipas tij, skuadra që ai drejton ka për t’ia dalë me sukses.

Kampionati Kombëtar i Boksit për Të Rritur nis pasditen e së hënës së 24 shtatorit 2018 në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, për të vijuar edhe të martën dhe të mërkurën ku janë planifikuar ndeshjet më të bukura, duelet finale që do të përcaktojnë fituesit e peshave përkatëse, si individë si dhe ekipin “kampion” të Shqipërisë për vitin 2018.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

AlbanianSport.com 09/11/2021 20:55 ASNN – Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

AlbanianSport.com 27/10/2021 18:35 ASNN – Reagon edhe presidenti Vuçiç për incidentin me boksierët

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

AlbanianSport.com 11/09/2021 20:55 ASNN – 8 duele luftarake të disiplinës së “Mjui Thai”-t ofrojnë

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

AlbanianSport.com 15/08/2021 14:15 ASNN – Në një përballje historike dhe në një kala historike, atë

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

AlbanianSport.com 14/01/2021 17:55 ASNN – Gjendja në KOKSH rrezikon pjesëmarrjen e sportistëve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh