Gjergj Vyshka 24.09.2014 15:25
Boksi shqiptar është në prag të veprimtarisë më të rëndësishme të vitit 2014, teksa bëhet fjalë për Kampionatin Kombëtar të Të Rriturve, i cili do të zhvillohet në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në Tiranë.
Sipas drejtorit teknik të Federatës Shqiptare të Boksit, Mirgen Pero, ndeshjet do të luhen më 25 dhe 26 duke nisur në ora 17:00, ndërsa finalet do të jenë të shtunën më 27 shtator në ora 11:00.
Duke ditur dhe rëndësinë e kësaj veprimtarie, Pero ka kërkuar dhe bashkëpunimin me mediet për një pasqyrim të plotë të kampionatit, një ndër më të rëndësishmit të vitit për sportin e dorezave.