AlbanianSport.com 03/06/2018 10:35
ASNN – Mynihu në Gjermani ka folur shqip, ndërsa Gjetan dhe Ferit Keta kanë fituar me nokaut me kundërshtarët e tyre.
Feriti ka fituar me nokaut në raundin e katërt ndaj serbit Sinisha Kondiç. Kurse Gjetani ka mundur argjentinasin Denis Kaseres në raundin e 6-të, me nokaut.
Dhe ky ishte suksesi i vëllezërve Keta, që të paktën me Gjetanin pretendojnë të arrijnë dhe titullin “kampion bote”.
Një mbrëmje boksi që erdhi drejtpërsëdrejti dhe në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport.