Gjergj Vyshka 09.08.2015 15:25
Pas Kristian Demajt, një tjetër boksier shqiptar ka fituar dje në Kampionatin Evropian të “dorezave” amatore, i cili është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë. Ishte fjala për Astmer Bilalin, i cili në peshën 75 kg ka mundur dje boksierin nga Republika Çeke, Tomas Bezvoda, me rezultatin e ngushtë 2-1.
Sipas gjyqtarëve, Bilali ka fituar 29-28 dy herë, si dhe ka humbur 28-29 në raundin e dytë. Ajo që duhet bërë e ditur fakti se Demaj e Bilali janë në një gjendje optimale, pse jo për të marrë dhe medalje në Sofje.