Boks / Dita e parë e kampionatit, në ring dominojnë Tirana e Vllaznia

Share Button

Boks-Kombetari-20014-ndeshje-tjeter

AlbanianSport.com 26.09.2014 17:15

 

ASNN – Kampionati i 40-të kombëtar i Boksit ka nisur mes shumë emocioneve në sallën sportive “Farie Hoti” në Tiranë, atje ku në 13 ndeshje të luajtura në ring në pjesën më të madhe kanë dominuar boksierët e Tiranës dhe të Vllaznisë. Të dy këto skuadra kanë zhvilluar nga gjashtë ndeshje, atje ku bardheblutë kanë qenë absolut, ndërsa shkodranët kanë fituar tre. Më pas janë dalluar fierakët me dy ndeshje të fituara dhe Partizani me një të tillë.

Edhe kësaj here titulli kampion në boks për të rritur do të ndahet me shumë gjasa mes supremacisë së Vllaznisë dhe Tiranës. Kjo ka qenë panorama e ditës së parë e dueleve të zhvilluara në Sallën Sportive “Fahrie Hoti”. Në arenën kryeqytetase 14 sfidat çerekfinaliste mes boksierëve më të mirë të vendit mbajtën deri sekondën e fundit frymën për qindra të pranishëm. Përveç rivalitetit mes boksierëve në ring, për t’u përshëndetur në këtë edicion ishte “fair play”, i munguar në vitet e mëparshme.

Ndërkaq, notën maksimale meritoi në eliminatoret e djeshme edhe gjykimi, çka shmangu kontestimet mes boksierëve. I pari që festoi kualifikimin në gjysmëfinale ishte boksieri Agur Velaj i Apolonisë, pas fitores 2-0 ndaj boksierit të Vllaznisë Ardit Ago. Programi i garave vijoi me dy duele në peshën 60 kg, ku në gjysmëfinale kaluan Elsid Kalemi i Tiranës dhe Llambi Lamaj i Apolonisë. Ndërkohë Hysa e Laçi mbyllën mbrëmjen në favor të tyre në peshën +91 kg.

Kampionati rikthehet sot pasdite me 10 sfidat gjysmëfinaliste dhe të shtunën paradite me 8 finalet. Këtë kampionat marrin pjesë 11 klube të përfaqësuara në ring me 44 boksierë. Federata Shqiptare e Boksit kishte marrë të gjitha masat në mbarëvajtjen normale të aktivitetit më të rëndësishëm të vitit. Edhe policia ishte në krye të detyrës, e përshëndetur nga drejtuesit e FSHBo-së. E shndërruar në një “makth” për rivalët e saj, Vllaznia kërkon të ruajë fronin për të 20-n sezon radhazi në histori.

Por me pretendime është edhe Tirana. Aktiviteti më i rëndësishëm kombëtar i Federatës së Boksit pason në projektkalendarin e 2014-2015 kampionatin e Nën-18-vjeçarëve, të zhvilluar ditët e fundit në qytetin e Vlorës. Siç shihet kampionati është duke u udhëhequr nga Tirana, ndërsa sot do të zhvillohet ndeshjet e ditës së dytë në ora 17:00

 

Rezultatet teknike të ditës së parë

të Kampionatit Kombëtar të Boksit

 

Pesha 52 kg  Velaj (Apolonia) – Ago (Vllaznia)               Fiton Velaj

Pesha 60 kg  Piranej (Vllaznia) – Kalemi (Tirana)          Fiton Kalemi

Pesha 60 kg  Lamaj (Apolonia) – Kaloti (Tomori)            Fiton Lamaj

Pesha 64 kg  Shytani (Vllaznia) – Cenaj (Teuta)                        Fiton Shytani

Pesha 64 kg  Zllatiçani (Vlora) – Methasani (Tirana)     Fiton Methasani

Pesha 69 kg  Vasha (Vllaznia) – Nurja (Tirana)             Fiton Nurja

Pesha 69 kg  Sorra (Tirana) – Qerimi (Vlora)                  Fiton Sorra

Pesha 75 kg  Beqiri (Tirana) – Xhafaj (Partizani)                        Fiton Beqiri

Pesha 81 kg  Hodo (Teuta) – Kaçaj (Vllaznia)                 Fiton Kaçaj

Pesha 81 kg  Marashi (Partizani) – Baçinozi (Apolonia)           Fiton Marashi

Pesha 81 kg  Budani (Vlora) – Barmeta (Tirana)             Fiton Barmeta

Pesha 91 kg  Froku (Vlora) – Hysa (Vllaznia)                  Fiton Hysa

Pesha 91 kg  Derjai (Besa) – Laçi (Tirana)                       Fiton Laçi

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

AlbanianSport.com 09/11/2021 20:55 ASNN – Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

AlbanianSport.com 27/10/2021 18:35 ASNN – Reagon edhe presidenti Vuçiç për incidentin me boksierët

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

AlbanianSport.com 11/09/2021 20:55 ASNN – 8 duele luftarake të disiplinës së “Mjui Thai”-t ofrojnë

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

AlbanianSport.com 15/08/2021 14:15 ASNN – Në një përballje historike dhe në një kala historike, atë

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

AlbanianSport.com 14/01/2021 17:55 ASNN – Gjendja në KOKSH rrezikon pjesëmarrjen e sportistëve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh