AlbanianSport.com 27.09.2014 16:25
ASNN – Ndonëse boksi në Shqipëri cilësohet si një “ekskluzivitet” i meshkujve, janë dy vajza, Arziko Bregu dhe Çentina Morina, të cilat e kanë sfiduar këtë tabu dhe janë ngjitur të shtunën në ringun e Sallës Sportive “Fahrie Hoti në kryeqytetit për një duel miqësor, i pari ky midis dy femrave në Shqipëri. Përtej rezultatit të ndeshjes, që u fitua nga Bregu, të dyja vajzat ishin fituese, pasi shkruan një kapitull të ri në historinë e boksit shqiptar.
Arziko Bregu dhe Çentina Morina kanë shkruar historinë e boksit shqiptar, pasi dy vajzat janë ngjitur të shtunën në ringun e Sallës Sportive “Fahrie Hoti në kryeqytetit për një duel miqësor, i pari ky midis dy femrave në Shqipëri. Përpara garës, Bregu, e cila jeton dhe stërvitet në Itali dhe është e bija e ish sportistit të mirënjohur Riza Bregu, e ka cilësuar boksin një sport jo vetëm për meshkujt, ndërsa Morina ka kërkuar më tepër veprimtari të boksit për femra.
Ndeshja midis Bregut dhe Morinës, e cila supozohej të luhej me 4 raunde, ka dhuruar spektakël në ring dhe është ndërprerë në raundin e tretë. Përvoja dhe përgatitja ka bërë diferencën për Arziko Bregun, e cila ka triumfuar pasi Morina është tërhequr në përfundim të raundit të 3-të. Përtej rezultatit, të dyja vajzat ishin fituese, pasi shkruan një kapitull të ri në historinë e boksit shqiptar.