AlbanianSport.com 29.03.2017 14:25
ASNN – “Nuk e bëra dysh kërkesën për sponsorizim që më bëri kryetrajneri Bega për një kampionat lokal si ky i boksit, që ndoqëm të gjithë së bashku në kushte të shkëlqyera organizimi, – tha presidenti i Kompanisë “Erzeni”, Isuf Bega. – Unë fillimisht vlerësova jo vetëm faktin se po kontribuoja për sportin e qytetit tim, ku dhe kam fillesën dhe bazën e firmës sime, por dhe pasionin që unë kam për sportin.”
“Duket se ajo që çmoj më shumë janë padyshim njerëzit e punës dhe trajneri Bega meritonte këtë sponsorizim, ku me kënaqësi kam konstatuar se kjo veprimtari rezultoi jo vetëm i suksesshëm, por edhe se u mirëprit nga qytetarët. Pjesëmarrja në masë e nxënësve dhe rinisë më ka bërë shumë përshtypje.”
“Dhe duke i uruar suksese boksierëve të ardhshëm të Tomorit më duhet të vlerësoj dhe falenderoj edhe zyrtarët e lartë lokalë dhe deputetin Fidel Ylli, të cilët më kanë inkurajuar dhe mbështetur për iniciativën dhe sponsorizimin që i bëra këtij kampionati lokal me vlera të shumëfishta sportive dhe edukative për rininë”, – përfundoi presidenti i Kompanisë “Erzeni”, Isuf Bega.