AlbanianSport.com 08.10.2014 18:45
ASNN – Arnold Gjergjaj tregoi mjeshtrinë e tij dhe me “nokaut” e ka fituar të dielën ndeshjen me boksierin boshnjak Adnan Rexhoviç. Gjithçka ka ndodhur në raundin e nëntë të asaj ndeshje, kurse kështu Gjergja fitoi titullin e “Kampionit të Evropës” në peshën e rëndë në boksin profesionist.
I patrembur dhe insistues për ta përmbyllur duelin para kohe, Gjergjaj ia doli. Edhe një herë demonstroi potencialin e tij karshi boshnjakut Rexhoviç, ndërsa edhe kundërshtari i tij duhet përgëzuar për karakterin e treguar ndaj boksierit kosovar. Dhe për rrjedhojë ky triumf përfundoi në mënyrë madhështore.
“Kobra”, siç njihet me nofkën sportive boksieri shqiptar, demonstroi një duel të bukur, atje ku në prani të 3000 shikuesve në arenën e njohur “St.Xhakob Halle” në Bazel kënaqi të pranishmit. Për këtë fitore, Arnold Gjergja është përgëzuar dhe nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi.