Boks / Arjon Kajoshi: Kurorëzova me sukses përgatitjen për “Pavarsinë”

Share Button

AlbanianSport.com 19.02.2017 18:25

ASNN – Fituesi i Turneut të 9-të Ndërkombëtar “Pavarsia”, Arjon Kajoshi, i deklaroi për agjencinë “KosovaPress” se është i kënaqur që arriti të fitojë Kupën e këtij turneu. Ai thotë se ka ardhur i përgatitur mirë për këtë turne.  “Kam ardhur i përgatitur në këtë turne, pasi jemi në përgatitje të vazhdueshme për turneun evropian që e kemi në Rumani dhe kemi pasur fazë përgatitore të mirë dhe besoja se do të arrija fitoren”, – ka thënë ai.

“Ndeshja ishte shumë e vështirë dhe kundërshtari ishte i denjë për këtë sfidë”, – shtoi Kajoshi. Ndërkaq, zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Latif Demolli tha se boksierët e ngjitur në ring treguan boks cilësor, edhe pse u zhvilluan vetëm 6 duele. Ai tha se për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk kanë mundur të ftojnë më shumë shtete pjesëmarrës në këtë turne. “Besoj se boksi ishte në nivel të duhur, edhe pse kemi parashikuar 9 duele të zhvillohen”, – ka sqaruar ai.

“Por u zhvilluan vetëm 6 duele, për arsye se dy malazezë nuk kanë ardhur dhe arsyen nuk e dimë, por besoj se këto 6 ndeshje treguan boks cilësor dhe me meritë u shpall boksieri më i mirë, – ka vijuar Demolli. – Siç e dimë, muaji shkurt ka peripecitë e veta për shkak të mjeteve financiare dhe nuk kemi mundur të ftojmë më shumë shtete si në vitet e mëparshme, sepse jemi në gjendje të mjerë financiare pasi prej 6 muajsh ne nuk kemi marrë asnjë ndihme nga Ministria dhe nga askush.”

“Por besoj se publiku është kënaqur më këtë boks cilësor”, – ka theksuar Demolli. Ai ka shtuar se ky turne është tradicional, dhe sipas tij, në vitet e ardhshme, do të jetë më masiv.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh