Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

Share Button

AlbanianSport.com 27/10/2021 18:35

ASNN – Reagon edhe presidenti Vuçiç për incidentin me boksierët e Kosovës: “Ata nuk kanë qenë të lajmëruar për pjesëmarrjen”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jërn Rohde, për ndalimin që iu bë boksierëve të Kosovës për të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar në Serbi. Kreu i shtetit serb ka thënë se ambasadori gjerman nuk ka reaguar kur sportistëve serbë dhe klubeve serbe iu është ndaluar pjesëmarrja nëpër aktivitete te ndryshme.

Vuçiç është munduar të justifikohet me faktin se boksierët nga Kosova nuk janë lajmëruar për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Beograd. “Ambasadori gjerman në Prishtinë nuk ka reaguar kur iu është ndaluar pjesëmarrja sportistëve tanë, të cilët vetëm kanë dashur vetëm të luajnë futboll, – ka thënë Vuçiç në selinë e partisë së tij, Partia Përparimtare Serbe. – Por unë jam njoftuar se boksierët e Kosovës, nuk janë lajmëruar për pjesëmarrje, por vetëm kanë bërë shfaqje në kufi, kështu që, sinqerisht, nuk mund të merrem me këtë gjë.”

Në këtë Botëror do të merrnin pjesë 103 shtete dhe Kosova nuk e ka patur emrin në listën e tyre, kanë pretenduar serbët. Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jërn Rohde, ka thënë se politizimi i sporteve nuk është kurrë ide e mirë. Ai ka cituar reagimin e Bashkimin Evropian duke thënë se normalizimi afatgjatë i raporteve dhe pajtimi i qëndrueshëm mes shoqërive fillon me shkëmbimet intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike. “Ndalimi boksierëve nga pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të Boksit shkon në drejtim të kundërt”, – ka deklaruar diplomati gjerman.

“Fatkeqësisht ky është shembull i Ballkanit të mbyllur dhe jo të hapur”, – ka shtuar Rohde, në një postim në rrjetin social “Twitter”. Kampionati Botëror i Boksit ka nisur në Beograd më 24 tetor 2021 dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor 2021. Autoritetet në Kosovë kanë thënë se nuk pengojnë sportistët që prezantojnë Serbinë, por tentojnë të ndalin veprimtari sportive paralele që zhvillohen në Republikën e Kosovës nga klubet sportive serbe.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh