AlbanianSport.com 21/10/2018 21:55
ASNN – Një ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Santurzi, në Spanjë, ku Kupa e dytë “Euskadi” në “body-building” është pezulluar për mungesë të pjesëmarrësve. Në realitet gara do të zhvillohej sepse konkurruesit ishin gati për të marrë pjesë, por papritur u zhdukën si bora në diell.
Motivi? Ardhja e përfaqësuesve të agjencisë antidoping, natyrisht pa paralajmërim. Sipas një marrëveshje të nënshkruar në maj midis Federatës Baske të “body-building”-ut (IFBB Euskadi) dhe Agjencisë Baske të Antidopingut (AVA, agjentët antidoping kanë bërë paraqitjen e tyre në këtë veprimtari.
E kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak konkurrentëve në garë. Sipas mediave lokale, 20 nga 27 konkurrentët, kanë braktisur Kupën “Euskadi”. Kjo gjë ka bërë që të pezullohet gara. Edhe në qershor, gjithnjë në Santurzi, AVA kishte bërë një kontroll antidoping surprizë në një garë “body-building”.
Nga 12 sportistët e kontrolluar, pesë prej tyre dolën pozitiv me substanca të ndryshme si: anabolizantë, stimulantë dhe diuretikë.