“Blick” vlerëson lart Kosovën përballë Zvicrës: Helvetët shpëtuan nga humbja

Share Button

AlbanianSport.com 30/03/2022 17:55

ASNN – E përditshmja helvete veçon disiplinën e miqve, Qipro plotëson grupin e Ligës së Kombeve. Në artikullin që gazeta zvicerane “Blick” i ka kushtuar ndeshjes me Zvicrën, është vlerësuar lart loja e përfaqësueses së Kosovës në atë që në fakt ishte një derbi shqiptarësh. Ndërkaq, Kosova ka mësuar edhe kundërshtaren e fundit në grupin e saj në Ligën e Kombeve dhe ajo është Qipro. Në atë që ishte ndeshja e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Alen Zhires, Kosova ka marrë të martën një barazim historik, 1-1 në miqësoren e luajtur në Zyrih me Zvicrën vendase.

Dhe në artikullin që gazeta zvicerane “Blick” i ka kushtuar kësaj ndeshjeje vlerësohet lart loja e përfaqësueses së Kosovës në atë që në fakt ishte një derbi shqiptarësh duke parë që helvetët kanë patur në përbërjen e tyre shumë të tillë. “Zvicra luftoi për një kohë të gjatë dhe nuk kishte përgjigje për mysafirët e disiplinuar”, – shkruan në artikullin e saj e përditshmja helvete në fjalë. Sipas këtij shkrimi kjo ndeshje është për t’u harruar nga skuadra zvicerane. “Për Zvicrën është një lojë për t’u harruar dhe beteja serioze e radhës do të jetë pas më pak se dy muajsh në Ligën e Kombeve kundër Republikës Çeke”, – shkruan në artikullin e përditshmja “Blick”.

Pas fitores së thellë, 5-0, që arritën para pak ditësh ndaj Burkina Fasos, në debutimin e veteranit francez, “Dardanët” kanë bërë një ndeshje mjaft të mirë përballë helvetëve, duke kaluar të parët në epërsi me anë të Milot Rashicës dhe, megjithëse vendasit barazuan, mund edhe kishin fituar ndeshjen, teska 18 minuta para fundit, Dresheviç godet bukur për Kosovën, por po aq bukur reagon portieri vendas.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Qipros do të mbetet në Ligën C të Ligës së Kombeve të UEFA-s, pasi ka mposhtur në “play-off”-in për mbijetesë, duke marrë një barazim pas gola në Estoni përballë përfaqësueses vendase në ndeshjen e parë dhe duke fituar 2-0 në ndeshjen e kthimit në Larnaka. Kështu, Qiproja do të garojë në Grupin 2 të ligës C të Ligës së Kombeve dhe ndeshjen e parë do ta luajë pikërisht ndaj Kosovës, më 2 qershor në shtëpi. Në këtë grup janë edhe Irlanda e Veriut dhe Greqia.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh