Gjergj Vyshka 02.02.2015 12:15
Dje në mesditë në Qendrën kombëtare të Bilardos në rrugën e Dibrës ka përfunduar Kupa Mbarëkombëtare.
Pas një gare të lodhshme dhe shumë të gjatë të shtunën, e cila gjysmëfinalet i ka përfunduar të shtunën në mesnatë, finalja është luajtur dje në mesditë.
Kanë qenë përballë njëra-tjetrës dy çifte shqiptare, teksa bëhet fjalë për Dorjan Maknori-Eklent Kaçi dhe durrsakët Xhimi Belba-Kushtrim Prenga.
Ky çift ka fituar 9-6, duke qenë kështu fituesit e turneut mbarëkombëtar në bilardo me 9 gurë në lojën çift.