Gjergj Vyshka 24.02.2016 18:45
Federata Shqiptare e Bilardos ka njoftuar se nga data 27, deri më 29 maj 2016, në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, zhvillohet Turneu i Hapur në disiplinën me 10 gurë.
Federata Shqiptare e Bilardos i ka bërë ftesë të gjithë sportistëve të saj, të cilët janë të interesuar për të marrë pjesë.
Sepse, siç njoftohet, regjistrimi bëhet vetëm nëpërmjet organizmit që qeveris bilardon shqiptare.
Mbetet për t’u parë sesa do të jenë të interesuar bilardistët shqiptarë për pjesëmarrjen në këtë veprimtari ndërkombëtare.