Gjergj Vyshka 15.01.2016 17:35
Bilardo shqiptar është në prag të pjesëmarrjes në Kampionatit Evropian, i cili do të zhvillohet në Austri më 1-13 prill 2016. Konkurrimi do të jetë në disiplinat 14+1, 8, 9 dhe 10 gurë. Federata Shqiptare e Bilardos i ka kërkuar të gjithë të interesuarve që të kontaktojnë, ndërsa fituesve të këtij kampionati do t’u jepet e drejta të konkurrojnë edhe në Lojërat Botërore më 2017.
Madje së shpejti do të zhvillohet edhe Kampionati Kombëtar Individual i Bilardos, kurse regjistrimet do të nisin më 15 janar. Federata Shqiptare e Bilardos i ka kërkuar të federuarve të kontaktojnë direkt me trajnerët, sepse ky kampionat do të jetë edhe etapë kualifikuese për Evropianin 2016. Kurse të pafederuarit duhet të veprojnë nëpërmjet Federatës për të marrë pjesë në këtë garë.
Federata Shqiptare e Bilardos, të paktën edhe sipas njoftimit në faqen e tyre në facebook, kanë shpjeguar se kanë marrë një ftesë nga Federata Evropiane e Snokerit për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian. Bëhet fjalë për Kampionatin Evropian të moshës 18 dhe 21 vjeç, i cili zhvillohet në Poloni më 7-20 shkurt. Ndaj Federata Shqiptare e Bilardos i ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të kontaktojnë me këtë institucion…