Gjergj Vyshka 09.04.2016 22:25
Kushtrim Prenga ka arritur të kualifikohet për në turin e dytë të Evropianit të disiplinës së bilardos me 8 gurë, teksa sot në Ponshau të Austrisë do të jetë përballë spanjollit Françisko Sançez Ruis.
Ndërkohë Prenga dje ka realizuar dy fitore, teksa më parë ka fituar rumunin Florian Novacovicin 8-6, kurse më pas me italianin Xhovani Di Martino, 8-7.
Shqiptari tjetër i stekës, Edlir Kurthysa ka fituar me francezin Sebastian Beuel 8-5, kurse më pas është mundur nga francezi tjetër, Nikolas Kalb, 7-8.