Gjergj Vyshka 08.04.2016 18:05
Kushtrim Prenga dhe Edlir Kurthysa e kanë nisur me humbje dhe pjesëmarrjen e tyre në disiplinën me 8 gurë në Kampionatin Evropian, që është duke u zhvilluar në sallën e Hotelit “Alpina Sant Xhohan” në Pongau të Austrisë.
Prenga ka qenë përballë rusit Maksim Dudanets, i cili e ka mundur 8-5 bilardistin kuqezi. Sot Prenga do të jetë përballë rumunit Florin Novacovici. Sakaq Edlir Kurthysa është mundur nga finlandezi Kim Laksonen po me shifrat 8-5.
Ndërsa sot, ai do të jetë përballë francezit Sebastian Bauel. Kanë mbetur më pas disiplina me nëntë gurë dhe 14+1 për t’u zhvilluar, ndërsa Evropiani i Bilardos mbyllet më 12 prill 2016.