Gjergj Vyshka 13.04.2016 09:50
Kushtrim Prenga ka humbur shansin e tij për të qenë medalist në lojën me 9 gurë në Kampionatin Evropian të Bilardos, i cili është duke u zhvilluar në Ponshau të Austrisë.
Pikërisht në disiplinën me 9 gurë pas katër fitoresh në turin e dytë nuk ka mundur ta përballojë italianin Pietro Kaperna, i cili ka fituar 9-2.
Tashmë së bashku me Edlir Kurthysën do të konkurrojnë në disiplinën 14+1 që është edhe e fundit në këtë Evropian.
Duhet pranuar se ky Evropian ka qenë deri diku i mirë dhe premtues për bilardistët shqiptarë.