Gjergj Vyshka 05.04.2016 09:25
Ka nisur dje në Austri Kampionati Evropian i Bilardos, atje ku merr pjesë dhe Shqipëria. Dje, sipas informacionit që ka sjellë për “Sport Ekspres” presidenti i Federatës Shqiptare të Bilardos, Edmond Loku, ka nisur garimi në disiplinën me 10 gurë.
Edlir Kurthysa ka fituar 8-7 ndaj hungarezit Balash Miko. Kurse Kushtrim Prenga ka kaluar pa luajtur, sepse, edhe falë shortit, nuk ka pasur kundërshtar. Ndërkohë më parë Prenga ishte mundur nga danezi Daniel Kandi, 8-4.
Kurse Edlir Kurthysa ishte mundur nga slloveni Mitja Gradisnik, 8-3. Ndërsa sot, Kurthysa do të jetë përballë austriakut Albin Oushan, kurse Prenga përballë grekut Kris Papajorgjiu.