Gjergj Vyshka 20.01.2014 14:40
Ashtu siç ishte lajmëruar dhe ditë më parë nga Federata Shqiptare e Bilardos, me president Edmond Loku, kuqezinjtë kanë qenë pjesëmarrës në aktivitetin e organizuar në Kosovë.
Atje ku laçiani Eklent Kaçi ka qenë më i miri, sepse është renditur në vendin e dytë, pas fituesit të turneut që është kosovari Faton Bajgora. Por dhe në vendin e tretë e të katërt, sërish kanë qenë bilardistë tanë, që ishin Edlir Kurthysa dhe Denis Zaçe.
Në këtë aktivitet, që u organizua në Prishtinë, morën pjesë 38 konkurrues dhe përfaqësimi i Shqipërisë ishte më shumë se sa dinjitoz.