Gjergj Vyshka 18.01.2015 10:20
Federata Shqiptare e Bilardos, përmes faqes së saj në “Facebook”, ka lajmëruar se dje dhe sot është e pranishme në një aktivitet në Kosovë. Dhe kjo ka ardhur me ftesë të Federatës së Bilardos të Kosovës, ndërsa Shqipëria përfaqësohet nga Denis Zaçe, Eklent Kaçi, Edlir Kurthysa, Denio Gjinali dhe Roland Xoxi.
Të pestë këto bilardistë do të jetë të shoqëruar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Bilardos, Edmond Loku. Në këtë veprimtari, përveç bilardistëve të Kosovës dhe Shqipërisë, do të marrin pjesë dhe nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Janë gjithsej 64 konkurrentë në këtë veprimtari.
Sipas Federatës Shqiptare të Bilardos këto takime janë shumë të vlefshëm për sportistët tanë, të cilët në prill do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian, i cili do të zhvillohet në Portugali. Ndërkohë fundi i janarit do të shënojë dhe kampionatin kombëtar të çifteve, i cili do të zhvillohet më 31 janar në “Dinamik Pool Bar Tiranë”.
Disiplina do të jetë ajo me nëntë gurë.