Gjergj Vyshka 26.02.2015 21:25
14 ekipe janë gati për të marrë pjesë në kampionatin ekipor të bilardos, i cili do të zhvillohet më 28 shkurt dhe 1 mars.
Sipas lajmërimit të Federatës Shqiptare të Bilardos në faqen e saj të “Facebook”-ut deri më tani janë regjistruar Teuta me tre ekipe (A, B dhe C), Tirana me dy ekipe (A dhe B), Apolonia me dy ekipe (A dhe B), Flamurtari, Lushnja, Dinamo, Partizani, Kamza, Besëlidhja, Vllaznia, Rubiku, Laçi, Klina-Kosova, Naftëtari me dy ekipe A dhe B.
Po sipas Federatës Shqiptare e Bilardos priten dhe konfirmime nga skuadra të tjera, sidomos nga Kosova e Maqedonia. Sot në mbrëmje, në ora 20:00, do të konfirmohen përfundimisht emrat e skuadrave që do të marrin pjesë në këtë ekipor.
E çmimet për fituesit janë: vendi i parë 30.000 lekë të rinj, vendi i dytë 20.000 lekë të rinj dhe vendi i tretë 10.000 lekë të rinj.