AlbanianSport.com 29.01.2016 15:25
ASNN – Disiplina BMX e çiklizmit, e cila është një disiplinë olimpike,pritet të debutojë në fundjavë edhe në Shqipëri, me garën që do të zhvillohet në Tiranë gjatë aktivitetit “Bajk Fest 2016”.
Sipas organizatorëve, kjo nismë synon promovimin e këtij sporti dhe sporteve të aventurës në përgjithësi, por edhe promovimin e jetesës së shëndetshme.
Kështu, Në fundjavë, do të zhvillohet në Tiranë një veprimtari e veçantë në llojin e saj, që do ketë në qendër të saj një garë të disiplinës DMX të çiklizmit.
Sipas organizatorëve, kjo nismë synon promovimin e këtij sporti dhe sporteve të aventurës në përgjithësi.
Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “EDS”, Ervis Mançe, thotë se, përtej sportit, kjo nismë synon promovimin e jetesës së shëndetshme.
E ideuar në trajtën e një feste, “Bike Fest 2016” do të zhvillohet të dielën, përgjatë 4-5 orëve, duke nisur nga ora 10:00.