Bie Napoli, Juventusi shpallet “kampion” për të 5-të herë radhazi

Share Button

Juventus

AlbanianSport.com 26.04.2016 09:35

ASNN – Juventusi është shpallur “kampion” për të pestën herë radhazi kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u luajtur në nivelin më të lartë të Kampionatit Italian të Futbollit, që njihet ndryshe si “Seria A”. Fitorja e Romës kundër Napolit bëri që bardhezinjtë të hapin shampanjën para kohe dhe festa të shpërthejë në qendrën e klubit në Vinovo.

Ashtu sikurse para dy vitesh kur Juve drejtohej nga trajneri Antonio Konte, ka qenë sërish Roma që i ka “dhuruar” titullin bardhezinjve. Nëse në vitin 20014, Roma luftonte për titullin dhe ndalej në Siçili nga Katania, kësaj radhe Roma i shuan të gjitha shpresat Napolit, si skuadra e vetme që po i bënte presion Juventusit.

As rikthimi i Gonzalo Higuain në fushën e blertë nuk e ndihmoi Napolin që të thyente Romën në Stadiumin “Olimpiko” të kryeqytetit, një skuadër e cila çon në 14 numrin e ndeshjeve pa humbje në kampionat. Mesfushori belg Nainggolan ishte ai që realizoi në minutën e 88-të.

Goli erdhi pikërisht, në kohën kur djemtë e trajnerit të napolitanëve, Sarri, po bënin më tepër presion për të marrë të tre pikët dhe për të mbajtur gjallë shpresat për titull. Tanimë, Napoli duhet të bëjë kujdes që të ruajë vendin e dytë, pasi Roma është afruar në vetëm dy pikë, ndërkohë që kanë mbetur edhe tre ndeshje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh