Bie Holanda, marshon Turqia, njihen 20 finalistët & ekipet e “play-off”-it

Share Button

Euro-2016-ekipet-20

AlbanianSport.com 14.10.2015 07:55

ASNN – Për herë të parë që prej vitit 1984, Holanda nuk do të jetë pjesëmarrëse në një Kampionat Evropian të Futbollit. Tulipanët janë mundur 2-3 nga Republika Çeke në ndeshjen e fundit të grupit A, duke u renditur në vendin e 4-t dhe automatikisht mbeten jashtë fazës finale të “Francë 2016”. Holanda është një nga ekipet e mëdha të futbollit evropian që nuk do të jetë në finalet e Francë 2016.

Skuadra e trajnerit Blind është mundur 2-3 nga Republika Çeke në “Amsterdam Arena”, në ndeshjen e fundit eliminatore të grupit A. Të ndodhur në pozita të vështira, përsa i përket renditjes, “tulipanët” synojnë gjithçka në sfidën përballë çekëve, si shansin e fundit për të kaluar të paktën në “play-off”. Por miqtë kalojnë në epërsi me anë të Kaderabek në minutën e 24-t.

Dyfishon shifrat Siral 11 minuta më vonë, ndërsa vulos praktikisht rezultatin Van Persi me një autogol, në minutën e 66-të. Me rezultatin 3-0 kundër skuadrës së tyre, tifozët holandezë braktisin stadiumin. Dy golat e shënuar nga Huntelari, në minutën e 70-të, dhe Van Persi, 13 minuta më pas, janë vetëm për statistikë. Deri më tani janë 20 skuadrat e kualifikuara për në fazën finale të Evropianit “Francë 2016”.

Ato janë Franca, Islanda, Republika Çeke, Turqia, Belgjika, Uellsi, Spanja, Sllovakia, Gjermania, Polonia, Anglia, Zvicra, Irlanda e Veriut, Rumania, Austria, Rusia, Italia, Kroacia, Portugalia dhe Shqipëria. Kuqezinjtë do të jenë në vazon e 4-t të shortit që do të hidhet në dhjetor. Ndërsa skuadrat që do të marrin pjesë në “play-off janë: Hungaria, Ukraina, Norvegjia, Danimarka, Suedia, Irlanda, Bosnjë-Hercegovina dhe Sllovenia.

Nga këto skuadra vetëm katër do të shkojnë në Euro 2016.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh