AlbanianSport.com 15.01.2015 13:50
ASNN – Duke kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, aktualisht trajneri i Anderlehtit, Besnik Hasi, është votuar si trajneri i 2014-tës në Belgjikë, pasi ka triumfuar në votimin e fshehtë të trajnerëve të klubeve të elitës belge të futbollit. Megjithëse e mori skuadrën në krizë pak javë nga fundi i sezonit, Hasi, deri në atë kohë zëvendëstrajner, e udhëhoqi Anderlehtin drejt titullit “kampion”.
Besnik Hasi është shpallur trajnerit të vitit në Belgjikë. Trajneri gjakovar, që aktualisht drejton Anderlehtin, e fitoi këtë çmim pasi arriti ta udhëheqë skuadrën që tani drejton në elitën e futbollit belg drejt titullit “kampion”. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, aktualisht trajneri i Anderlechtit, Besnik Hasi, është votuar si trajneri i vitit në Belgjikë, pasi ka triumfuar në votimin e fshehtë të trajnerëve të klubeve të elitës belge të futbollit.
Atij iu dha çmimi në një mbrëmje gala të organizuar nga niveli më i lartë i futbollit belg, e njohur si “Jupiler Ligë”. Hasi është fituesi i edicionit të 61-të të kësaj lige, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët, pasi është i pari trajner shqiptar që arrin suksese kaq të mëdha. E, pasi mori trofeun e më të mirit, Hasi nuk harroi të fliste gjuhën e tij amtare, në gjuhën shqipe, duke i përshëndetur familjarët e tij me dedikimin: “Ju dua shumë”.