“Kjo përballje me Teutën e Superiores nuk na tremb, përkundrazi na motivon më shumë për të dhënë më të mirën në kampionat, – ka vijuar ai. – Ne do të mundohemi ta fitojmë ndeshjen e parë në fushën tonë për të pretenduar më pas dhe të kualifikohemi. Grupi ynë është duke u formuar, ndërsa kemi në skuadër lojtarë si Gruda, Marashi, Gjokea, Noka, Allamani, Dibra, Puka etj, që dinë të luajnë mirë dhe të japin gjithçka për Besëlidhjen.” “Motivi ynë është fitorja në çdo ndeshje”. Ky ishte mendimi i Xhorxheviçit, ndërsa duke përfunduar do të deklaronte: “Ndeshja e parë me Burrelin në Lezhë do të jetë një motiv më shumë për ne për të arritur fitoren, e cila do të jetë dhe për ndeshjet e tjera në këtë kampionat.”