AlbanianSport.com 24.09.2014 16:10
Tradita e pasur e prodhimit të futbollistëve në Lezhë asnjëherë nuk është nënvlerësuar. Gjithmonë ai është drejtuar nga emra prestigjiozë si Lorenci, Bici, Kulli, Hoxha, Kruja, ndërsa edhe sot vazhdon me të tjerë trajnerë, veçanërisht në Akademinë “Brian’s” dhe “Porto”. Por nuk duhet harruar as klubi i Besëlidhjes, atje ku punohet me talentet e moshave. Një grupmoshë shumë e mirë duket ajo e Nën-13-vjeçarëve, me trajner Atilio Lesaj.
Ai është duke punuar me shumë kujdes, ndërsa talentet e tij do të jenë një bazë e së ardhmes jo vetëm për Besëlidhjen, por dhe më tej. Një prej tyre është dhe Igli Preçi, i cili është njëkohësisht dhe kapiten i kësaj skuadre. I cituar nga gazetat sportive të ditës, trajneri i kësaj skuadre, Atilio Lesaj, do të deklaronte: “Igli është sportist i disiplinuar dhe i përkushtuar për të arritur gjithçka. Ai punon shumë për të arritur që ne kërkojmë si trajnerë.”
“Në skuadrat e moshave kemi dhe disa talente të tjera, të cilët do t’i bëjmë të ditur herë pas here. Unë mendoj se Igli do të jetë e ardhmja e Besëlidhjes dhe unë asnjëherë nuk do ta humbasë besimin tek ai”. Ndër të veçantat e tij: është tifoz i Vllaznisë dhe i Gjermanisë, disa herë ka komentuar për Botërorin “Brazil 2014” në ekranet e TV Lezhës, ndërsa premten të jetë një lojtar me të ardhme.