Gjergj Vyshka 08.02.2015 10:05
Besëlidhja nuk ka mundur ta fitojë supersfidën me Tërbunin, e cila dje në mesditë është luajtur në Lezhë.
Edhe pse e ka dominuar ndeshjen, teksa ka pasur një mori rastesh, sërish lezhjanët nuk kanë shkuar më shumë se sa barazimi.
Madje gjërat mund të jenë dukur më të lehta për vendësit, atëherë kur Tërbuni ka mbetur me 10 futbollistë pas daljes me të kuqe të Danajt.
Fundi i ndeshjes ka pasur dhe nerva, aq sa është larguar me karton të kuq nga stoli lezhjan edhe trajneri Ridvan Kulli. Në fund 0-0 dhe një pikë që e mban Tërbunin kryesues të Veriut.