AlbanianSport.com 10.10.2014 11:15
ASNN – Besëlidhja e Sinan Bardhit, edhe pse kampionati është pushim për shkak të ndeshjeve të kombëtares, është duke e vazhduar intensivisht stërvitjen.
Madje lezhjanët janë duke e konsideruar stërvitjen si të ishte një ndeshje, ndërsa lojtarët luftojnë shumë për të zënë një vend në formacionin titullar të Besëlidhjes.
Madje mes lojtarëve ka vështirësi për të bërë dallimin se kush është titullar dhe kush është rezervë, sepse kompaktësia e grupit është e atillë që ka të tilla shqetësime nëse do të quhen kështu.
Në një seancë stërvitore të lezhjanëve dëgjohet grinta e futbollistëve, thirrja e trajnerit, i cili orienton vazhdimisht lojtarët e tij në fushë.
E të gjithë përpiqen për të vënë gjithçka në vendin e duhur, ndërsa bëhet fjalë për veprimet taktike që duhet të bëjë skuadra në fushë.