AlbanianSport.com 30.01.2014 16:25
ASNN – Besëlidhja pas humbjes me malazezët e Radniçkit, skuadër e cila e ka mundur ekipin e Ridvan Kullit, 0-2, tashmë ka vendosur që t’i japë fund periudhës përgatitore dimërore, të cilën e zhvilloi në një fazë intensive në Ulqin.
Skuadra sot do të kthehet në Lezhë, ndërsa tifozët lezhjan janë të kënaqur, pasi sipas tyre u kishin munguar çunat.
Më tej akoma, teksa po troket supersfida e grupit të Veriut, Besëlidhja-Tërbuni, ultrasit lezhjan kanë vendosur që të mblidhen për të detajuar organizimin që do të bëhet për atë ndeshje të 7 shkurtit.
Sepse në të luhen fatet e Kategorisë Superiore jo vetëm për Tërbunin kryesues, por dhe për Besëlidhjen.